Ilustruesja meksikane tregon sesa fantastike është të jetosh vetëm
Idalia Kandelas, një ilustruese meksikane, krijon fotografi që përshkruajnë gra që jetojnë vetëm dhe dinë të shijojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës. Me vizatimet e saj, Idalia synon të tregojë se ka një ndryshim midis “të qenit vetëm” dhe “të jetosh vetëm”. Ne shpesh ndiejmë keqardhje për njerëzit që jetojnë vetëm, por kush tha që ata janë të vetmuar ose të palumtur?
Mund ta kaloni tërë ditën të veshur me të brendshmet tuaja të preferuara – pra veshja është opsionale.
Lexoni në çdo pozicion që dëshironi. Asnjë gjykim për këtë!
Rrini në shtrat gjithë mëngjesin, për aq kohë sa dëshironi.
Ndryshoni rrobat tuaja kudo që dëshironi.
Shkoni në tualet pa e mbyllur derën dhe ecni lakuriq.
Përdorni qetësinë për të menduar për diçka të rëndësishme.
Shtrati juaj, rregullat tuaja!
Pini kafe dhe shijoni qetësinë.