Iliri përlotet: Me keqardhje them që Sabiani nuk do jetë në finale

Iliri përlotet: Me keqardhje them që Sabiani nuk do jetë në finale

Gjatë një bisede me Arjolën, Iliri me keqardhje të madhe ka komentuar nominim e Sabianit, si një dëshmi e faktit se në shtëpi akush nuk e respektoi dashurinë dhe mirësjelljen e tij.

Më tej ai tregoi gjithashtu se nëpërmjet një analizë të ftohtë nuk e shikon që Sabiani të mund të prekë finalën e “Big Brother Vip”.

“Më vjen shumë keq, unë Sabianin e kam vëlla dhe jo mik. Nuk e shikoj dot në finale, e kam të pamundur për shkak të këtyre ngjarjeve. Nuk e shikoj në finale sepse në finale të shikoj ty (i drejtohet Arjolës)”, tha ai duke mos fshehur as trishtimin dhe përlotjen.

Gjithashtu edhe Arjola e revoltuar tha: Më mungon që këtu një person të më shohë pastër, më mungon doza e dashurisë që më duhet të jetoj. Më lëndon fakti që këtu nuk është kthyer kurrë respekti i dhënë

Shpërndaje në: