Iliri dërgohet në Teatrin e Operës dhe Baletit, kërcen “Valësin e Lumturisë “ me nënën
Ilir Shaqiri është një prej dy banorëve të fundit të mbetur në shtëpinë e Big Brother VIP, transmeton Reporteri.net.
Mbrëmjen e finales, atij i është bërë një befasi shumë e këndshme nga produksioni i Big Brother VIP, të cilët e kanë çuar nga shtëpia në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë.
Ai atje ka takuar prindërit e tij në audiencën e teatrit, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pashmangshëm.
Nën tingujt e këngëve të Inva Mulës, Ilir Shaqiri kërceu valësin e lumturisë me nënën e tij, që dikur ka qenë soliste.
Ajo ka interpretuar live këngën “Valësi i lumturisë”, teksa në skenën e teatrit balerini ka interpretuar një vals të mrekullueshëm me nënën e tij, Mukadeze Shaqirin.