Ilir Latifi i frikshëm – Shënon fitore ndaj rusit Oleinik në UFC
Të shtunën mbrëma, në Las Vegas, Ilir Latifi shënoi fitore kundër Aleksei Oleinik, në kategorinë e rëndë UFC-së.
Luftëtari nga Kosova përballë rusit fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Përballja zgjati tre raunde, teksa në fund rezultatet e të tre gjyqtarëve ishin të njëjta – 30:27.
Për 39-vjeçarin, i cili përfaqëson shtetin e Suedisë, ishte kjo fitorja e 17-të në artet marciale, krahas tetë humbjeve e një barazimi.
Ndërkaq, 45-vjeçari Oleinik, që ka përvojë të madhe në këto gara, ka bilanc prej 60 fitoreve, 17 humbjeve dhe një barazimi.