Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin
Tashmë dhe zyrtarisht skuadra e FC Ballkanit ka konfirmuar se ka arritur vazhdimin e kontratës me trajnerin, Ilir Daja edhe për dy vite.
Daja do të jetë me kampionët e Superligës dhe për dy vitet të tjera, shkruan Periskopi.
Pra deri në vitin 2024 ai është i ‘blinduar’ tek Ballkani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballkani përmes një postimi në ‘Facebook’.