Ilir Daja flet pas barazimit me Dritën, këto janë fjalët e tij
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani dhe Drita kanë dhuruar një ndeshje fantastike në Suharekë, por që në fund nuk kishte fitues.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me Kuç që shënoi për epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, kurse Vitija barazoi shifrat në minutën e 36-të.
Pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon të mbetet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Drita është e dyta me 48.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha pas ndeshjes se rezultati i arritur në fushë ishte real në bazë të asaj se çfarë dhuruan dy skuadrat në fushë.
“Ishte një nga ndeshjet më të bukura mes dy skuadrave që pretendojnë titullin kampion. Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishim më mirë. Patëm mundësi për ta fituar ndeshjen, por rezultati më i drejtë ishte barazim”, tha Daja.