Ilaqi i morrave për rriqna, Olluri: Asnjë suspendim i zyrtarëve, zero ndjeshmëri për ata që vdiqën nga pickimi i rriqrave

Ilaqi i morrave për rriqna, Olluri: Asnjë suspendim i zyrtarëve, zero ndjeshmëri për ata që vdiqën nga pickimi i rriqrave

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas raportimit të Periskopit për skandalin e AUV, i cili i ka shaktuar shtetit afro 1 milion euro dëm. 

Olluri përmes një postimi në Facebook tha se që katër muaj prej kur është informuar për skandalin  ministri në detyrë Faton Peci nuk ka asnjë suspendim të asnjë zyrtari publik.

“Asnje suspendim nga puna e asnje burgosje e zyrtareve publik qe e mundesuan kete skandal. Zero ndjeshmeri per dhjetera njerez te vdekur ne Malisheve nga pickimi i rriqrave. Kjo eshte e tmerrshme”, shkroi mes tjerash Peci.

Postimi i plotë:

Afro 900 mije i paska ka paguar Qeveria Kurti per nje grup biznesmenesh. I ka angazhuar per eliminimin e rriqrave. Biznesmenet e kane kryer sperkatjen e kafsheve ne Malisheve me nje ilaç kunder morrave.
Qe kater muaj qenka informuar ministri Peci e shefi i AUV’it per kete skandal.
Asnje suspendim nga puna e asnje burgosje e zyrtareve publik qe e mundesuan kete skandal.
Zero ndjeshmeri per dhjetera njerez te vdekur ne Malisheve nga pickimi i rriqrave. Kjo eshte e tmerrshme.

Huqje skandaloze: Afër 1 milion € shkuan dëm, në vend të ilaçit kundër rriqnave AUV bleu ilaç kundër morrave

 

Shpërndaje në: