Ilaç shtëpiak për shërimin e thembrave të çara
Thembrat e çara janë dukuri e shëmtuar dhe shkaktojnë dhimbje.
Por, pavarësisht se në treg gjenden me mijëra produkte për shërimin e tyre, shumë pak nga to e kryejnë funksionin e vet.
Mirëpo, mënyra më e mirë dhe e lirë për t’i shëruar ato është përmes produkteve që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.
Lëngu i limonit
Vetitë e veta acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe shëndetshme në vendin e thembrave të çara.
Prijeni limonin në dysh dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.
Mjalti
Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara the thara,
Një gotë me mjaltë e vendosni në një legen me ujë dhe e përzieni. Pastaj, i futni këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe i fërkoni këmbët me lehtësi.
Bananet
Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe çara.
Një banane të pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar.
Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë.