IKSHPK: Uji nga Badoci ende i papijshëm

IKSHPK: Uji nga Badoci ende i papijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi se uji nga fabrika e ujit në Liqenin e Badovcit, vazhdon të jetë edhe i papijshëm.

Po ashtu, në njoftimin e tyre thuhet se IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësin Rajonal KRU “Prishtina”, do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Përditësim i informacionit rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije. IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar”, thuhet në postimin e tyre.

Teksa më poshtë, kanë vendosur hartën e zonës PR 03 që furnizohet me ujë nga Liqeni i Badovcit.

Shpërndaje në: