IKSHPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti

IKSHPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dhënë këshilla për pushuesit që gjatë këtyre temperaturave vendosin të shkojnë në deti. Sipas IKSHPK-së, pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

IKSHPK ka këshilluar që të përdoret kremi mbrojtës, të pihet më shumë ujë, të mbahen syzet e diellit dhe të mbahet kapela.

Njoftimi i plotë:

Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.

Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

•Përdorni krem mbrojtës nga dielli! 🧴☀️ – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

•Pini sa më shumë ujë! 💧 – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

•Mbani syze dielli! 🕶️ – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.

•Shmangni notin vetëm! 🏊‍♂️ – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.

•Kontrolloni kushtet e detit! 🌊⚠️ – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.

•Mos harroni kapelën tuaj! 🧢 – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli.

Pushime të mbara! 🌴🌺

#PushimetëSigurta

Shpërndaje në: