IKSHP: Virusi A në qarkullim, rekomandon vaksinimin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që të vaksinohen personat e ndjeshëm, ata me sëmundje kronike dhe të moshuarit, pasi që në vend është duke qarkulluar virusi A i gripit,.
Në një postim në Facebook, nga instituti kanë kërkuar që të mbahet higjiena dhe të ajrosen mjediset e mbyllura.
“Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër”, shkruhet në njoftim
Njoftimi i plotë i IKShP-së
Qytetarë të nderuar!
Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.
Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!