“Ikni, ikni”-Dalin pamje të reja të tragjedisë në diskotekën e Koçanit (VIDEO)

Të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit zbulojnë tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.
Nga lokali i natës, që atë natë ishte mbushur disa herë mbi kapacitetin, qytetarët duken teksa shtyjnë njëri-tjetrin, në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve.
Nga tragjedia, humbën jetën 59 persona. Nga zjarri, janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë. Tragjedia në diskotekën PULS në Koçan, nxori në pah shumë elementë që lidheshin me sigurinë dhe kushtet e funksionimit në diskotekë.