‘Ik pirdhu’, Tuchel ofendoi brutalisht trajnerin e Portos pas triumfit të Chelseat mbrëmë

‘Ik pirdhu’, Tuchel ofendoi brutalisht trajnerin e Portos pas triumfit të Chelseat mbrëmë

Thomas Tuchel e ka udhëhequr Chelsean drejt gjysmëfinales së Champions Leagues.

Marrë parasysh baticat dhe zbaticat e ‘Të Kaltërve’ këtë sezon, kjo është vërtetë një arritje e madhe për londinezët, transmeton Periskopi.

Pavarësisht se asnjë klub anglez nuk ka arritur në gjysmëfinale të Champions Leagues më shpesh se Chelsea që nga vitin 1992, kjo është hera e parë që ‘Të Kaltërit’ e bëjnë këtë që prej sezonit të parë pas rikthimit të Jose Mourinhos.

Triumfi i Chelseat pavarësisht humbjes 1-0 mbrëmë nga Porto, bëri pak që të ndihmonte në qetësimin e tensioneve pas vërshëllimës së fundit, me Thomas Tuchelin që ishte i frustruar me veprimet e Portos përgjatë ndeshjes.

Pasi Tuchel dhe trajneri i Portos, Sergio Coinceicao shkëmbyen një përplasje grushtesh të lehtë, me gjermanin që e injoroi brutalisht, pati momente të tensionuara mes dy taborreve të lojtarëve në fund.

Pas ndeshjes, trajneri i Portos tha se Tuchel e ofendoi atë, teksa ‘The Mirror’ potencon se gjermani i tha homologut të tij portugez ‘ik pirdhu’, derisa goditën grushtet. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: