Idrizi nuk kursehet, ka akuza të rënda pas rënies së Trepçës ‘89 nga Superliga
Trepça ’89 është skuadra e tretë që largohet nga Superliga e Kosovës në futboll drejt Ligës së Parë.
Skuadra mitrovicase u mposht nga Dukagjini pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa rezultati pas kohës së rregult ishte 1-1.
Trajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, ka hedhur akuza të ashpëra në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa i ka akuzuar në mënyrë direkte për largim nga elita.
“Ajo që mund të them është se synimi u arrit. Është ditur që nga pranvera që Trepça ’89 dhe Arbëria do të largohen nga Superliga dhe këtë qëllim e arriti kryetari i FFK-së, së bashku me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni”, përfundoi Idrizi.
Për Trepçën ’89 kjo është hera e dytë që zbret nga Superliga.