Idris Elba jep lajmin e hidhur për fansat

Idris Elba jep lajmin e hidhur për fansat

Idris Elba thotë se nuk ka plane për sezonin e gjashtë të “Luther”.

Idris Elba tha se një film i tij është afër, por nuk ka plane për një sezon të gjashtë të “Luther”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Idris, 47 vjeç, tha që nuk ka “plane zyrtare” për të realizuar një sezon të gjashtë të dramës së detektivëve, por një film mund të mos jetë aq larg.

Ai i tha Sky News: “Unë e kam sqaruar shumë qartë se do të dëshiroja ta shihja Lutherin të kthehej si një film”.

“Dhe unë mund t’ju them këtë, se ne jemi afër krijimit të një filmi të Luther”, shtoi ai.

Komentet rreth xhirimeve për “Luther” kanë qarkulluar për vite me radhë, ndërsa dy vite më pare u pranua se skenaristi Neil Cross po largohej nga filmi.

Aktori i Wire bëri këto komente ndërsa promovoi sezonin e tretë të komedisë së tij “In The Long Run”.

Idris teksa po merret me promovimin e komedisë së re, po planifikon rikthimin e Luther në ekran të madh, ndërsa drejton po ashtu një markë bashkë me gruan, Sabrina.

Shpërndaje në: