Identifikohet i dyshuari për sulmin terrorist në New Orleans
I dyshuari për sulmin terrorist në New Orleans, i cili vrau 10 persona dhe plagosi të paktën 36 të tjerë, është identifikuar si 42-vjeçari Shamsud Din Jabbar.
FBI-ja konfirmoi më herët gjatë ditës së sotme se incidenti po trajtohet si një “akt terrorizmi” dhe se autori u vra pas sulmit, raporton BBC.
Të paktën 10 persona u vranë sot pasi një automjet përplasi një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans./euronews