Shkodër: Identifikohen shënjestrat e atentatit, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit

Shkodër: Identifikohen shënjestrat e atentatit, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit

Një masakër me 4 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.

Euronews Albania mëson se dy nga viktimat janë shtetasit Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, si dhe Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ky i fundit vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit, ku persona të paidentifikuar i drejtuan armën teksa po dilte nga një kafene.

Nga masakra e ndodhur këtë të mërkurë ka mbetur e vdekur edhe një grua e cila ishte duke kaluar rastësish në rrugë në momentin kur makina ku ndodhej Hamza Lici është sulmuar.

Katër të vrarë dhe disa të plagosur në një atentat, identifikohet njëri prej viktimave

Shpërndaje në: