Ide dhuratash për ata që festojnë ditëlindjen në karantinë
Izolimi i pjesës më të madhe të globit që nga mesa i marsit, bëri të dukej sikur e gjithë bota ndaloi. Daljet, kafenetë, lokalet janë të ndaluara dhe më shumë se gjithë të tjerët, pasojat e karantinës i ndjejnë ata që nuk festojnë dot ditëlindjen këtë vit.
Gjithçka mund të bëjnë është të përgatisin ndonjë ëmbëlsirë dhe të presin për urimet e miqve në rrjete sociale. Duket e mërzitshme, por ju mund ta ndryshoni. Ditëlindjet në karantinë kanë nevojë për dhurata më shumë se gjithë të tjerët. Çfarë t’i dhuroni?
1. Një set tasash
Kjo është vetëm një ide, por dhurata që lidhen me kuzhinën ka plot. Këndi më i dashur gjatë kësaj kohe ka nevojë për sende të reja!
2. Një vazo me lule
Një orkide është dhurata perfekte për miqtë që festojnë ditëlindjen të izoluar. Sa herë të kujdesen për të do t’ju kujtojnë ju.
3. Maskë ndryshe nga të tjerat
Maska është element i nevojshëm i pamjes tani që kemi hyrë në normalitetin e ri. Mendoni për diçka më të veçantë se çfarë ka në qarkullim.
4. Jumbling Tower
Loja fiksuese me kullën e famshme do t’ju mbajë për orë të tëra pas vetes. Super dhuratë për ditët në shtëpi.
5. Pizhama ose komplet tutash
6. Një filxhan të personalizuar që përshkruan më së miri situatën
7. Ose një byrzylyk të personalizuar…
8. Qirinjtë s’janë kurrë një ide e keqe!