Icardi i del në krah gruas së tij, ofendon gazetarët

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi ka shpërthyer në kritika për raportet në Itali se ai mund të ndryshojë agjentin e tij, ndërsa përfaqësuesi i tij aktual është gruaja e tij, Wanda Nara.

Raportet e kanë lidhur kapitenin e Interit me një transferim në Real Madrid, ndërsa është thënë gjithashtu se Icardi ka vendosur të largohet nga San Siro në fund të sezonit, shkruan Periskopi.

Për t’i hedhur ‘benzinë zjarrit’ u përkujdes gruaja e tij, e cila tha se një largim i mundshëm mund të ndodh në fundin e sezonit.

Image result for Wanda Icardi

Por ylli argjentinas nuk e pëlqen këtë dhe ka ofenduar gazetarët për spekulimet e shumta.

”Unë nuk do ta ndryshoj agjentin tim. Është gruaja ime dhe ajo po kryen punën e saj”.

”Mediat janë duke e tepruar, le të q*hen të gjithë”, deklaroi ai. /Periskop

Shpërndaje në: