Ibrahimovic shkatërron Azpilicuetan, thotë se lëndimin ia shkaktoi me qëllim pasi është njeri ‘pa b*le’
Zlatan Ibrahimovic e ka akuzuar Cesar Azpilicuetan se ‘nuk ka b*le’, derisa refuzoi të kërkonte falje për goditjen e rëndë me krahë.
Ibrahimovic u përplas në mbrojtësin e Chelseat gjatë kualifikueses së Kupës së Botës kundër Spanjës në nëntor, transmeton Periskopi.
Sulmuesi veteran u ndëshkua si rezultat dhe do të mungojë në gjysmëfinale të playoffit kualifikues për kompeticionin e vitit të ardhshëm.
Por Ibrahimovic insistoi se nuk ndjen pengesë pasi thotë se po i dilte krah një bashkëlojtari i cili ishte objektiv i Azpilicuetas.
Ai tha për ‘Guardian’: ”Ditën tjetër, me Kombëtaren, i bëra një ndërhyrje Azpilicuetas. E bëra me qëllim.
”Nuk turpërohem ta them sepse ai bëri një budallallëk ndaj lojtarit tim. Duke u sillur si i madh ndaj lojtarit tim.
”Ishte një budallallëk por prapë do ta bëja për ta bërë atë të kuptojë. Ti nuk mund ta bësh atë, dreqin.
”Nuk ke b*le ta bësh kundër meje. Por do të të tregoj çka ndodhë nëse ma bën mua. Për këtë ia bëra.” /Periskopi.com/