Ibrahimovic pajtohet me Lukakun në Sanremo? Ja detajet

Ibrahimovic pajtohet me Lukakun në Sanremo? Ja detajet

Dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Romës do ta mbajë sulmuesin suedez, Ibrahimovic jashtë fushës për disa javë, por programi i Zlatan Ibrahimovic për këtë javë do të zhvendoset në Sanremo, përcjell Periskopi.

Suedezi foli edhe për Romelu Lukakun, për të cilin ndonëse pati konflikt në fushë tha se; “Asnjë problem personal me të, ajo që ndodh në fushë mbetet atje. Nëse ai dëshiron të vijë në Sanremo, unë e mirëpres atë”.

Pjesëmarrja në Sanremo gjatë kampionatit krijoi mjaft polemika rreth Ibrës, po Zlatan shpjegon se: “Ata që më njohin e dinë që unë jam një profesionist serioz. Qëllimi im është të ndihmoj Milanin dhe kur luaj futboll jam i përqendruar. Ka një arsye pse Amadeus më thirri, sepse ai dëshiron të thyejë të gjitha rekordet. Unë mund të kërcej, por padyshim që unë kërcej më mirë në fushë.

Në fund, Ibrahimovic sqaroi polemikat në distancë me basketbollistin LeBron James: “Racizmi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne sportistët bashkojmë botën, politika e ndan atë dhe nuk ka asnjë lidhje me atë nga vjen. Mesazhi im është që atletët ata duhet të jenë sportistë, politikanët duhet të jenë politikanë ”.

Shpërndaje në: