Ibrahimovic kurrë nuk harron t’i bëjë dhuratë vetës për ditëlindje: Ferrari i shkon te dera
Zlatan Ibrahimovic vazhdon të befasojë fansat e tij. Ylli suedez i futbollit ka bërë një dhuratë vetës për ditëlindje.
Sot, më 3 tetor, Zlatan Ibrahimovic feston ditëlindjen e tij të 41-të. Me këtë rast nuk mund të mungonin urimet dhe dhuratat e shtrenjta.
Në profilin e tij në Instagram, “Ibra” i ka dhënë… urimin për ditëlindje Zlatanit. “Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, ka shkruar lojtari i AC Milan, duke shtuar foton.
Fotot tregojnë dy Ferrari – njëra në të bardhë dhe tjetra në të kuqe, që lojtari ia ka bërë dhuratë vetes.
“Sulmuesi i Milanit duket se ka blerë jo një por dy Ferrari për ditëlindjen e tij të 41-të!” – shkruan portali football-italia.net.