Ibrahimovic i mungon Milanit ndaj Liverpool, sulmuesi është i lënduar
Zlatan Ibrahimovic do t’i mungojë skuadrës së Milan në ndeshjen e parë në Champions League pas shumë viteve.
Suedezi me shumë përvojë nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Pioli dhe krejt kjo si pasojë e një lëndim që ai ka pësuar së fundmi. Lajmin e bën të ditur ‘Sky Sport Italia’.
Zlatan rikthehej në ndeshjen e vikendit që kemi lënë pas duke i shënuar Lazios.
Ai vinte pikërisht pas një lëndimi, por duket se ai lëndim nuk është tejkaluar krejtësisht. /Periskopi/