Ibrahimovic ftohet nga Suedia për kualifikueset e Euro 2024

Ibrahimovic ftohet nga Suedia për kualifikueset e Euro 2024

Zlatan Ibrahimovic rikthehet në kombëtare. Pas deklaratave të bëra ditët e fundit, sot trajneri i Suedisë, Janne Andersson zyrtarizoi vendimin e tij dhe thirri sulmuesin e Milanit për ndeshjet e radhës kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

41-vjeçari u rikthye në fushë me kuqezinjtë disa javë pas rikuperimit të tij të gjatë pas operacionit në gju verën e kaluar. Paraqitja e tij e fundit me fanellën suedeze daton më 29 mars 2022, një ndeshje kundër Polonisë.

Ibrahimoviç ka 121 paraqitje për Suedinë me 62 gola të shënuar. Ditët e fundit Andersson, trajneri suedez e kishte parashikuar vendimin.

Shpërndaje në: