Ia mori nga 10 euro disa herë një të mituri, arrestohet i mituri në Prishtinë

Ia mori nga 10 euro disa herë një të mituri, arrestohet i mituri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur për mashtrim.

Sipas policisë, i mituri e ka mashtruar disa herë një të mitur duke ia marrë shumën nga 10 euro.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

MASHTRIM

Rr. Rugova, Prishtinë 18.11.2024 – 13:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: