Ia huqën keq gjyqtari dhe zyrtari i ‘VAR-i’ në ndeshjen Torino – Inter, ky do të jetë dënimi i rëndë për ta
Marco Guida dhe Davide Massa do të denohen nga Komisioni i Referëve të Italisë për 3-4 xhiro.
Ky është vendimi i marrë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarët pas gabimit të madh të bërë dje në ballafaqimin Torino-Inter, tek rasti Ranocchia-Belotti, që nuk u akordua penallti nga gjyqtari i ndeshjes dhe gjyqtari i VAR-it.
Ata do të sanksionohen nga Gianluca Rocchi me rreth një muaj ndalesë në ligën më të lartë të futbollit italian.
Ndeshja mes Torinos dhe Interit përfundoi me rezultatin 1-1, teksa Torino pretendoi për penallti në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-0