Ia huq totalisht Arbana: Rekomandon iftar me mish derri dhe verë
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka bërë një gafë, derisa po jepte ide për ushqime për iftar.
Përmes disa postimeve në InstaStory, moderatorja ka sugjeruar një ushqim me mish derri dhe verë të bardhë, duke harruar kështu se myslimanët nuk e hanë mishin e derrit.
“Ta keni si ide dhe per iftar meqe shume mi kerkoni recetat para iftarit”, ka shkruar Osmani, shkruan Express Rozë.
Ushqimi që ka sugjeruar Osmani është tagliatelle me lule kungulli, pancetta(mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi.