Ia bastisën shtëpinë, zyrtarët policorë e sjellin Izedin Bytyqi në Ministrinë e Mjedisit

Ia bastisën shtëpinë, zyrtarët policorë e sjellin Izedin Bytyqi në Ministrinë e Mjedisit

Izedin Bytyqi, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është sjell në zyrat e Ministrisë pasi i është bastisur shtëpia paraditen e së martës.

Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarët policorë, është parë duke zbritur nga një veturë e Policisë së Kosovës dhe është shoqëruar brenda Ministrisë së Mjedisit, raporton Paparaci.

Ai dyshohet për përfshirje në rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit.

Të martën, Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa lokacione, përfshirë në Ministrinë e Mjedisit.

Ekskluzive/ Krimet Ekonomike bastisin shtëpinë e sekretarit të Ministrisë së Mjedisit

Shpërndaje në: