I varur nga Instagrami? Aplikacioni së shpejti do të ju njoftojë
Instagram është rrugës për t’i bërë një miliard përdorues aktivë mujor, ka shumë njerëz që shpenzojnë shumë kohë në aplikacionin popullor.
Duke ndjekur shembullin e Google, që kohët e fundit prezantoi mjete të reja për të ndihmuar personat e varur nga telefoni të menaxhojnë kohën që shpenzojnë duke përdorur pajisjet e tyre, Instagram gjithashtu mund të jetë gati t’i ofrojë komunitetit të tyre një mënyrë të shpejtë për të parë se sa gjatë përdorin aplikacionin.
Kodi i zbuluar në aplikacionin e Instagram shfaq një veçori të “të dhënave të përdorimit” që do t’i lejojë përdoruesve të IG të shohin sasinë e “kohës së shpenzuar” në aplikacion.
Siç vë në dukje TechCrunch, në këtë fazë është e paqartë se si statistikat do të tregojnë të dhënat e përdorimit, qoftë për një ditë, javë, muaj ose të gjithë kohës. Natyrisht, është e mundur që të mund t’i shfaqë të gjitha këto.