I ulet përqindja VV-së: I merr 43,5% të votave me kusht deri tash

I ulet përqindja VV-së: I merr 43,5% të votave me kusht deri tash

Ka nisur numërimi i votave me kusht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ashtu siç edhe ishte pritur, edhe nga këto vota prin Lëvizja Vetëvendosje që ka marrë deri tash 2230 vota, ose shprehur në përqindje 43,5 për qind.

Kjo përqindje është më e ulët se ajo e votave të rregullta, që ishte rreth 47,5 për qind, përcjell Periskopi.

PDK ka pasur përqindje më të lartë se përqindja e votave të rregullta, me 22,1 për qind.

LDK ka qenë edhe më poshtë se 13 për qindëshi, me 9,59 për qind. Kjo bën që partia e udhëhequr nga Isa Mustafa potencialisht të zbres poshtë shifrës 13 për qind, pasi që i kishte vetëm 13,08 për qind.

AAK-ja ka befasuar me rezultatin pasi ka marrë 13,5 për qind të votave.

Përqindja është marrë nga 5116 vota të numëruara deri në orën 10. /Periskopi

Shpërndaje në: