‘I tmerrshmi’ i Man Cityt lirohet nga burgu: Mendy i lirë me 7 akuza për përdhunim
Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, i akuzuar për përdhunim dhe agresion seksual, ka parë më në fund dritë në fund të tunelit, duke qenë se pas makthit të kaluar për më shumë se 4 muaj në burg, është liruar me kusht.
27-vjeçari u akuzua për agresion ndaj pesë grave midis tetorit 2000 dhe gushtit 2021. Mendy, i pranishëm në një seancë gjyqësore në Chester, ka qendruar në burg që nga arrestimi i tij në gusht.
Lojtari i kombëtares franceze përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për gjashtë agresione seksuale. Gjyqi i tij duhej të fillonte këtë muaj, por tashmë është zyrtare se nuk do të fillojë deri në qershor.
Mendy është liruar me kusht deri më 24 janar, kur është caktuar një seancë tjetër paraprake. Anësori i majtë i mbrojtjes ka luajtur me kampionët aktualë të Premier League që nga viti 2017, kur nënshkroi duke ardhur nga Monaco për 52 milionë paund. Mendy u arrestua dhe u padit më 26 gusht. Lirimi me kusht ishte mohuar më parë në tre raste.