I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin fotot nga pushimet e Boris Johnson

I shkujdesur dhe i shtrirë në rërën e ishullit grek, dalin fotot nga pushimet e Boris Johnson

Boris Johnson vazhdon pushimet i shkujdesur në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.

The Sun ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një liman të izoluar në Evia.

Ai ndodhej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër.

Vendasit e habitur se si Johnson e kishte gjetur atë vend” të shkretë” thanë se ai dukej i shkujdesur ndërsa lexonte libri, kurse djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.

Një pushues tha: “Unë nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh, edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e dinë atë.”

Kryeministri ishte parë  më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës.

Johnson javën e kaluar u kthye nga udhëtimi i tij i muajit të mjaltit në Slloveni me Carrie./Abcnews.al/ 

 

Shpërndaje në: