I shkaktoi tronditje në tru – Luftëtari u UFC-së urdhërohet nga gjykata t’i qëndrojë larg kundërshtarit të tij
Jorge Masvidal është urdhëruar nga një gjykatës të qëndrojë larg rivalit të UFC-së, Colby Covington, pas një sulmi muajin e kaluar.
Ish-partnerët e stërvitjes dhe miqtë e vjetër thuhet se u përfshinë në një përleshje gjatë një nate në Miami, gjë që rezultoi në thirrjen e policisë në vendngjarje, përcjellë Periskopi.
Sipas raporteve të bëra me autoritetet në atë kohë, Covington pësoi një dhëmb të thyer dhe iu dëmtua ora, jo shumë kohë pas ndeshjes së tyre në UFC 272.
Por akuzat e përditësuara tani thonë se Covington pretendon se ka pësuar një “dëmtim truri” si rezultat i incidentit.
Në atë kohë, Masvidal u arrestua nga Policia e Miami Beach, por dërgoi një garanci prej 5,000 dollarësh dhe më pas u lirua.