I sapo dalë në rrugë, ky McLaren 600LT Spider është shndërruar në tmerr

McLaren 600LT është një nga modelet më të fuqishme të lëshuar nga marka, por fatkeqësisht, tani ka një më pak në rrugët e SHBA-së.
Kjo pasi që ky version i veçantë 600LT Spider është në ankand në San Jose, California pasi u përfshi në një përplasje që e ka lënë atë me dëme të konsiderueshme, përcjell Telegrafi.
Ndonëse nuk është thënë nëse automjeti ka një mundësi shpëtimi, bazuar në shkallën e dëmit, nuk do të habiteshim nëse do të arrinte të kthehej përsëri.
Siç edhe shihet, pjesa më e madhe e dëmtimit është e kufizuar në pjesën e përparme të super veturës.
Përtej dëmtimit të pësuar në pjesën e përparme, nuk ka pjesë të tjera të dukshme të makinës që duhet të riparohen.
Bëhet e ditur se makina ka vetëm 1,665 milje në orë (2680 kilometra) dhe pasi nuk ka dëmtime të dukshme në pjesën e pasme, është e drejtë të supozohet se as motori dhe as transmetuesi nuk kanë pësuar ndonjë dëm serioz strukturor.
Sigurisht, është e pamundur të dihet me siguri.