I rrjedhin dokumente tjera Facebook-ut: Del se neve kosovarëve na trajton ndryshe
Një numër i madh dokumentesh brenda Facebook-ut kanë rrjedhur sërish, duke treguar pamundësinë e kompanisë që t’i mbante nën kontroll aplikacionet e saj dhe imazhin e saj.
Diskutimet zbulojnë paralajmërimet e stafit që kompania po bënte gabime në mënyrën se si po merrej me kontentin që postonin përdoruesit e tij në platformë.
Po ashtu, shfaqen shqetësime për dëmet që mund t’i bëj atyre, përpjekjet për t’i ndrequr ato – dhe frikën se të rinjtë thjesht s’po e përdornin sajtin, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Dokumentet tregojnë që punëtorët e Facebookut po ngrisnin ato shqetësime.
Këto dokumente pritet të çojnë në akuza të tjera që Facebooku ka provuar të prioritetizojë angazhimin e përdoruesve para sigurisë së tyre.
Këto dosje, tregojnë po ashtu se sa të ndryshme janë standardet në fjalë për vende të ndryshme, dhe se si Facebooku nuk ka monitoruar vendet që nuk flasin anglisht.