I rrahën dy persona në diskotekë, katër të dyshuar përfundojnë në paraburgim
Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dielës në Zonën Industriale, afër diskotekave.
Dyshohet se katër nga këta persona kanë rrahur dy të tjerë.
Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi këtë konflikt, por gjykata ka marrë masa ndaj katër të dyshuarve, të cilët janë ndaluar në paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar fillimin e procedurës për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” ndaj të dyshuarve.