I refuzohet PDK’së kërkesa për rishikim të gjobës prej 4 mijë euro

Partisë Demokratike të Kosovës i është refuzuar kërkesa për rishikim të gjobës prej 4 mijë eurove.
PZAP e ka cilësuar këtë kërkesë si të pabazuar.
PZAP thotë se më 25 janar e ka pranuar kërkesën nga PDK “me të cilën pretendohet se mbi bazën e prezantimit të fakteve të reja respektivisht pëlqimit nga z. Besim Fazliu në të cilën thekson se i njëjti ka dhënë pëlqimin kandidatit për deputet, Hajdar Beqa pëlqimin për shfrytëzimin e hapësirës për vendosjen e posterit i cili është objekt i ankesës”, transmeton Periskopi.