I propozoi për martesë me një unazë të vogël, gruaja dëshiron të ndahet nga i dashuri
Një grua ka vendosur që të ndahet nga partneri i saj, pasi ai i ka propozuar për martesë me një unazë shumë të vogël.
Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, publikoi në “Reddit” një fotografi ku tregonte unazën dhe pyeste përdoruesit nëse do të duket “materialiste” që nuk e pëlqen atë.
“Ne jemi bashkë prej 8 vitesh dhe kemi pothuajse 3 vjet që flasim për martesë. Kjo është unaza që thotë se ka kursyer për të ma blerë. A do dukem materialiste nëse i tregoj atij idioti se nuk e dua këtë unazë të vogël?”, shkruan ajo në postimin e saj, ku duket unza e hollë me një gur të vogël në qendër.
Postimi i saj u bë menjëherë viral, duke marrë më shumë se 200 komente. Teksa kishte shumë nga ata që e kundërshtonin për vendimin e saj, shumica e femrave i thanë se nuk po tregohej materialiste sepse propozimi me një unazë të tillë konsiderohet fyes.