I plagosuri në Zllakuqan të Lipjanit është 10 vjeçar
Një 57 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e therjes me thikë në Zllakuqan të Lipjanit.
Sipas informacioneve të para që ka dhënë Policia për Periskopin, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.
Njëri nga të lënduarit ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.
Siç raporton Insajderi njëri nga nga të lënduarit është edhe një i mitur një 10 vjeçar.
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti.
Për rastin, janë arrestuar dy persona.
Burime të Insajderit bëjnë me dije se njëri nga dy të dyshuarit në këtë rast është Skënder Krasniqi, i njohur për autoritetet, pasi që në mars të këtij viti kishte sulmuar drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat tërpeza.
Foto e të dyshuarit, Skender Krasniqit: