I përgjuan njerëzit në momente intime e duke bërë seks përmes Sirit: Apple kërkon falje

Kontraktuesit e Apple kishin vlerësuar aktivizimet aksidentale të incizimeve, përfshirë edhe ato kur ata bënin seks.
Apple ka kërkuar falje që ka lejuar kontraktuesit e saj të dëgjonin incizimet e përdoruesve të Siri-t në mënyrë që t’i vlerësonin.
Kompania e bëri njoftimin pasi kishte kompletuar një rishikim të programit të gradimit, që doli pas një raportimi të Guardian për ekzistencën e tij, përcjell Periskopi.
Sipas shumë vlerësuesve, aktivizimet aksidentale ishin dërguar në mënyrë të rregullt për rishikime, duke incizuar edhe informacione konfidenciale, akte ilegale dhe momente kur përdoruesit bënin seks.
“Si rezultat i rishikimit tonë, ne e kuptojmë që nuk kemi zbatuar idealet tona më të larta, dhe për këtë kërkojmë falje,” tha Apple në një deklaratë. “Siç kemi njoftuar më herët, ne kemi ndaluar programin e vlerësimit në Siri.” /Periskopi