“I pashpirt”: Dënohet mjeku i dhëmbëve pasi kapet nga kamerat se si iu hiqte dhëmbët pacientëve
Jo, s’është oksid i azotit – dentisti përnjëmend po i grahte tabelës me ajër.
Një dentist nga Alaska është gjetur fajtor për dhjetëra akuza se i ka hequr pacientëve dhëmbët derisa e ngiste një pajisje me rrota, por edhe për të tjera akte të pasigurta.
Seth Lookhart, 34 vjeçar, u dënua të premten në Anchorage mbi 46 akuza ku përfshihen rrezikimi i pakujdesshëm, praktikimi i paligjshëm i mjekut të dhëmbëve dhe mashtrimi me asistencë mjekësore, shkruan Nypost, përkthen Peirskopi.
Dëshmitarët e rastit përfshinin znj.Veronica Wilhelm, e cila ishte vënë në gjumë derisa mjeku i hiqte dhëmbin në korrikun e vitit 2016 duke e ngarë pajisjen e tij.
Lookharti pretendohet se i ka dërguar videon të paktën tetë njerëzve, duke bërë shaka se ajo që po bënte ai ishte “një standard i ri i kujdesit,”
Videoja shfaq dentistin që në mënyrë triumfale po ngriste duart në ajër derisa po e ngiste pajisjen.
Gjatë gjykimit, avokati i Lookhartit kërkoi falje për sjelljen “idiotike” të klientit të tij.
Por, kjo nuk ishte e vetmja gjë që dentisti e bëri keq.
Prokurorët thanë se Lookharti mashtroi programin e kujdesit shëndetësor duke ofruar sedatues më të kushtueshëm te pacientët në vend të anestezionit.
Gjykata ka thënë se vetë tekstet e bisedave të Lookhartit ishin inkriminuese për të. /Periskopi