I pashmangshëm rikthimi i Ibrahimovicit në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjen me Kosovën
Rikthimi i Ibrahimovicit në ekipin kombëtar të Suedisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, përfshirë kundër Kosovës, është i pashmangshëm, sipas mediave suedeze.
Trajneri i Suedisë, Janne Anderson, pritet që sot gjatë ditës ta zbardhë listën me lojtarët që do t’i fitojë për tri ndeshjet e marsit.
Sulmuesi i Milanit Ibrahimovic do të rikthehet në Kombëtaren e Suedisë pesë vjet pasi njoftoi pensionimin nga futbolli me kombëtaren.
Suedia do ta nisë fushatën kualifikuese për Botërorin e Katarit më 25 mars kundër Gjeorgjisë.
Vetëm tri ditë më vonë, më 28 mars, Suedia dhe Ibrahimovic do ta vizitojnë Prishtinën për t’u përballur me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ibrahimovici i shënoi 61 gola në 110 ndeshje në të gjitha garat për Suedinë gjatë 15 vjetëve.