I papërsëritshëm – Messi me 700 gola në 840 ndeshje për gati 18 vjet
Lionel Messi vazhdon ta shkruajë emrin e tij në histori të futbollit.
Për yllin argjentinas, ndeshja e mbrëmshme me Marseillen ishte speciale.
Krahas fitores ndaj rivalit më të madh të Paris Saint-Germainit, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e bëri edhe një arritje speciale.
35 vjeçari arriti në kuotën e 700 golave me klube, përfshirë këtu 672 me Barcelonën dhe 28 me PSG-në.
Krejt këto, kampioni i freskët i botës i arriti në 840 ndeshje, respektivisht për 103 ndeshje më pak se rivali kryesor i tij, Cristiano Ronaldo, të cilit i ishin dashur 943 ndeshje për ta bërë këtë arritje.
Më saktësisht, Messi e bëri këtë arritje të madhe për 17 vjet e 301 ditë që nga dita e parë kur kishte shënuar.
Messi po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme, ndërsa sonte pritet të zgjidhet futbollistit i vitit nga FIFA.