I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron pijet: Tani, Twitter-i po zien nga komentet!

I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron pijet: Tani, Twitter-i po zien nga komentet!

Imagjinoni të jesh në një club nate me mikeshat e tua dhe të shohësh që dikush përpiqet të të hedhë diçka në pijen tënde. Diçka e ngjashme i ka ndodhur kësaj vajze nga Grimsby, Lincolnshire e cila e ndau historinë e saj në rrjete sociale, si për ta bërë shembull për gjithë rastet e tjera.

I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron

Gjatë gjithë natës, ajo kishte vënë re se një burrë përpiqej gjithë kohës t’i vidhte gotën e pijes për t’i hedhur diçka brenda, por fatmirësisht e kuptoi në kohë. Kur ai shkoi në tualet, vajza ndërroi gotat dhe më vonë e gjeti atë të shtrirë jashtë lokalit, pranë një pellgu.

Pasi Lily e ndau historinë e saj në Twitter, komentet e njerëzve ishin nga më të ndryshmet. Përpos faktit që shumica u tmerruan nga çfarë mund të ndodhë brenda një çasti, të tjerë pohuan eksperiencat e tyre të ngjashme.

I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron

I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron

“Ke qenë me fat sepse shumë vajza të tjera nuk janë. Eshtë e frikshme që çunat e bëjnë këtë dhe çfarë urrej më shumë është se i duket diçka normale. Mbaj mend që kam nxjerrë me shkelma përjashtë dikë sepse e kapa duke bërë të njëjtën gjë.”- shkruan dikush.

I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron

“Jam 100% e sigurtë që dikush më ka hedhur diçka në gotë të shtunën. Piva 4 pije dhe 3 shots-a. Unë e mbaj alkoolin. Atë ditë, pa mbaruar mirë 2 pije s’mbaja mend as momentin kur dola nga club-i dhe as çfarë ndodhi më pas.”

I panjohuri i hedh diçka në gotë & vajza ndërron

“Ka diçka që s’shkon me një pjesë të mirë të djemve në Twitter që bëjnë sikur diçka e tillë nuk ndodh në jetën reale.”

Siç duket, të të hedhin diçka në pije për të përfituar më pas nga gjendja e pavetëdijshme, është diçka që ndodh jo rrallë, por më shqetësues është fakti që djemtë vijojnë ta bëjnë dhe e konsiderojnë si diçka normale, ndërkohë që duhet dënuar si veprim abuziv.

Shpërndaje në: