I pandalshëm, Ronaldo shënon dy gola në Ligën e Kampionëve aziatike

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet së shënuari gola edhe pse ka plot 39-vite.
Sulmuesi portugez ishte sot vendimtar për skuadrën arabe Al Nassr, në fitoren 1-3 ndaj skuadrës Al Gharafa, e vlefshme për Ligën e Kampionëve aziatike, shkruan IndeksOnline.
Ai shënoi dy gola në këtë ndeshje. Fillimisht Ronaldo i dha epërsinë Al Nassr në minutën e 46-të, ndërsa shënoi edhe golin e sigurisë ë fitores, në minutën e 64-të.
Al Nassr ka 13 pikë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve aziatike, në pesë ndeshje të zhvilluara.