I paguajnë që të shkojnë në punë me biçikleta

I paguajnë që të shkojnë në punë me biçikleta

Në shumë raste, rrugët urbane që kaloheshin nga një person me veturë mund të kaloheshin lehtësisht me biçikletë, gjë që në qytetet me relief më vështirë mund të zgjidhet me ndihmën e biçikletave elektrike. Kjo dukuri, e cila është populalrizuar mjaft shumë në kohën e pandemisë, tani në shumë vende po shpërblehet edhe me stimulanse ekonomike. Pagesa e punonjësve që shkojnë në punë me biçikletë nisi nga disa qeveri evropiane në vitin 2014, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit, konsumit e karburantve dhe përmirësimit të shëndetit të njerëzve. Këto programe ishin aq të suksesshme saqë po vazhdojnë të rriten dhe të avancohen.

Kështu, Belgjika ka filluar filluar të paguaj nga 0.25 euro për kilometër. Pra, një udhëtim 10 kilometërsh deri në punë nënkupton të ardhura shtesë prej 1,200 eurove në vit, pa tatim. Në çmim nuk përfshihen sigurimet shëndetësore. Por, Belgjika nuk është e vetmja. Holanda ofron program të ngjashëm, ndërkohë që Britania e Madhe ka shkaur edhe më larg. Britanikët që shkojnë në punë me biçikleta marrin 0.23 euro për kilometër, dhe kjo shumë pastaj i shtohet programit stimulues për marrjen me qira të biçikletës dhe mundësisë së blerjes me zbritje të veshmbathjeve dhe aksesorë të biçiklizmit. Në Luksemburg ndërkaq stimulimi tatimor është rreth 300 euro për blerjen e biçikletës elektrike për të shkuar në punë.

Shpërndaje në: