“I pafytyrë, shpirtzi, i poshtër” – Berisha dënon gjuhën e Kurtit dhe Gërvallës për ish-ushtarët e UÇK-së
Kandidati i Nisma Socialdemokrate për deputet me numër 14, Zafir Berisha ka kritikuar gjuhën e ashpër ndaj ushtarëve të UÇK-së nga Donika Gërvalla dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtin gjatë tubimeve elektorale.
Berisha gjatë intervistës për Periskopin e ka quajtuar Kurtin njeri të “pafytyrë, shpirtzi dhe i poshtër” për lincimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.
”Njeriu duhet me qenë i pafytyrë, shpirtzi për të mos thënë duhet me qenë tepër i poshtër që me pas ulur Donika Gërvallën e cila ka bërë dosje për UÇK-në në Hagë, ka vjellë vrerë kundër UÇK-së, e ka quajtur kriminel Rexhep Selimin, me pas afër gruan e Rexhës e cila është luftëtarë e UÇK-së, këtë mundet me bë një i pafytyrë si Albin Kurti me i ulë afër këto dy persona me vlera të kundërta. Dhe ajo, që ka ndodhur në Decan tregon më së miri misionin e Albinit dhe njerëzve rreth Albinit, sepse duke i fyer, linquar duke i quajtur kriminel bartësit e luftës do të thotë tendenca është me i dëmtu vlerat e këtij shteti, dhe vlerat e shtetit që janë në themel të Kosovës është lufta e lavdishme e UÇK-së dhe gjaku i derdhur për liri”, u shpreh Berisha.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni mëposhtë: