I pafat Milot Rashica, lëndohet sërish
Sulmuesi kosovar i Besiktasit, Milot Rashica ka pësuar një tjetër lëndim.
Klubi i madh turk ka njoftuar para pak çasteve se ylli kosovar ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë prezent për ndeshjen ndaj Adana Demirspor.
Besiktas njoftoi se Rashica u lëndua në stërvitje dhe pas testeve u konfirmua se ai nuk mund të jetë gati për duelin e ardhshëm.