I ndihmuar edhe nga erërat e forta, shoku i Xherdan Shaqirit shënon gol spektakolar nga gjysma e fushës
Chicago Fire ka marrë një fitore spektakolare ndaj CF Montreal me rezultat të ngushtë 4-3.
Në fakt ka qenë fitorja e parë këtë edicion e Chicagos në MLS dhe ka ardhur me një rikthim të pabesueshëm.
Skuadra e Xherdan Shaqirit i cili luajti 69 minuta në këtë takim ishte duke humbur 1-3, por në 10 minutat e fundit të ndeshjes riktheu gjithçka dhe morën tre pikët.
Gutierrez realizoi për 2-3 në minutën e 84-të, para se Cuypers të barazoi shifrat në 3-3 në minutën e pestë shtesë.
Por goli i fitores ka qenë i jashtëzakonshëm dhe natyrisht shumë i çuditshëm pasi u shënua nga gjysma e fushës.
Kellyn Acosta tentoi të dërgonte topin në zonën e kundërshtarëve nga gjysma e fushës, por i ndihmuar edhe nga era topi paraboloi edhe portierin mysafir dhe përfundoi në portë duke u realizuar një gol spektakolar për t’i dhënë fitoren Chicagos 4-3.
Goli i Acostas është bërë viral në rrjetet sociale, pasi mesfushori amerikan për atë gol duhet t’i falënderohet edhe erërave të forta që ishin të pranishme në Chicago.
THAT’S WHY THEY CALL IT THE WINDY CITY
Stoppage-time scenes in Chicago! 🤯 pic.twitter.com/8vZQppXIHL
— Major League Soccer (@MLS) March 16, 2024