I largohet pronari, sponzori kryesor dhe nuk kanë transport – Skuadra e Chelseas nën mëshirën e fatit

I largohet pronari, sponzori kryesor dhe nuk kanë transport – Skuadra e Chelseas nën mëshirën e fatit

Skuadra e madhe e Premierligës, Chelsea po përballet me krizën më të thellë që kur u themelua si klub para 117 vitesh.

“Blut” u goditën rëndë nga Mbretëria e Bashkuar pas sanksioneve dhe përjashtimit me automatizëm të pronarit të tyre, përcjellë Periskopi.

Pas përjashtimit të pronarit rus, roman Abramovich i cili konsiderohet “dora e djathtë” e Putinit, Chelseas i’u largua edhe sponzori kryesor që është “three”.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, klubi i Chelseas mbeti edhe pa transport, pa një aroplan apo autobus për të kryer shërbimet e tyre në ndeshjet jashtë stadiumit.

E për këtë, shumë tifozë të Chelseas janë të irrituar me atë se çfarë po ndodh, kur një pjesë e tyre vzhdimisht kërkojnë rikthimin e pronarit rus.

Madje problemi është se edhe tifozët nuk do të marrin pjesë të gjithë në ndeshjet e Chelseas, por vetëm ata që kanë të paguar biletën vjetore.

Dje, trajneri Tuchel tha se nëse klubi i tij nuk ka një aeroplan, autobus ose mjet tjetër të transportit do ta nget vetë veturën e tij me shtatë ulëse.

“Informacioni im i fundit është se ne e kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me bus.  Nëse jo, atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse”, tha ai.

Çfarë do të ndodh në vazhdim me klubin e Chelseas mbetet të shihet.

Shpërndaje në: